Policia jep detaje për vetaksidentin në Klinë, ku mbeti i vdekur një 22 vjeçar

Klina info para disa minutash raportoj për një vetaksident me fatalitet në Klinë.

Rastin për media, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, fillimisht në Qendrën Mjekësore Familjare është paraqitur një i lënduar duke kërkuar ndihmë mjekësore, ku i njëjti ka bërë të ditur se ka qenë i përfshirë në një aksident.

Në vendin e aksidentit kanë dal menjëhere policia, zjarrëfikësit dhe mjekët, ku është konstatuar vdekja e një personi të gjetur në veturë.

“Një i lënduar është paraqitur në QKMf Kline të Klinës mëngjesin e sotëm. Mjeku kujdestar ka njoftuar policinë se personi i lënduar ka raportuar se ka qenë i përfshirë në një aksident. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe mjeku kujdestar, ku i njëjti ka konstatuar vdekjen e një personi të gjetur në veturë. I lënduari pas trajtimit në Emergjencën e Pejës, është liruar për në shtëpi”, tha Gashi.