Rrahman Rama: “Transformimi i FSK-së në Ushtri, moment historik për Kosovën”

Sot, Rrahman Rama, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka kujtuar 6-vjetorin e ndryshimit të mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtri, duke e cilësuar këtë transformim si një moment kyç në historinë e shtetësisë së Kosovës.

“Ky transformim nuk ishte vetëm një arritje institucionale, por një dëshmi e vendosmërisë së popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe sovrane,” ka thënë Rama, duke shprehur krenarinë e tij për kontributin e dhënë në këtë proces.

Ai ka theksuar se ky hap historik ka forcuar themelet e shtetit të Kosovës dhe ka nderuar të gjithë ata që punuan dhe sakrifikuan për këtë arritje madhore.

“Ushtria e Kosovës është dhe do të mbetet krenaria jonë! Lavdi të gjithë atyre që u përkushtuan për këtë ditë!” – ka përfunduar Rama.