Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka reaguar ashpër ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e akuzuar për mashtrime publike në lidhje me deklaratat e dy nënkryetarëve dhe një anëtari tjetër të kryesisë së tij.
“Lumiri, në vend se të turpërohet për deklaratat skandaloze të bashkëpunëtorëve të tij, paska vendosur ta thellojë turpin, duke gënjyer se ata kanë thënë diçka tjetër,” ka deklaruar Bajqinovci.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta dëgjojnë vetë Abdixhikun dhe të nxjerrin përfundimet e tyre.
“Dëgjojeni!” – përfundon ai.
https://www.facebook.com/share/v/15nc6FqAqv/?mibextid=WC7FNe