Tetë policë janë lënduar nga aksidenti i autoblindës në fshatin Grabovc afër Zveçanit në veri të Kosovës.
Të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, kështu ka bërë të ditur Nita Mustafa-Hakaj, zëdhënëse për media e Spitalit të Mitrovicës.
Derisa katër zyrtarë policorë janë nisur për të vazhduar tretmanin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ndërkohë, aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur autoblinda e Policisë, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente policore për tu marrë me rastin, e po ashtu janë njoftuar edhe ekipet mjekësore me autoambulanca.
“Si pasojë e aksidentit zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime, dhe të njejtit nga ekipet mjekësore janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim të mëtejmë mjekësor”, thuhet në njoftim./teve1.info