Me zemra të thyera dhe dhimbje të thellë, familja Mirena njofton se sot do të përcillet për në banesën e fundit futbollisti Erjon Morina.
Trupi i të ndjerit do të vendoset për nderime në shkollën fillore “Bajram Curri” në Drenovc, te Malishevës nga ora 13:00 deri në 14:00, ku të afërmit, miqtë dhe të njohurit mund t’i japin lamtumirën e fundit në një ceremoni komemorative.
Pas kësaj, ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 14:00.
Babai i tij, Ilir Mirena, bashkë me familjen, falënderon të gjithë ata që ndajnë dhimbjen e kësaj humbjeje të madhe dhe që i qëndrojnë pranë në këtë ditë të trishtë.