Behgjet Pacolli jashtë listës për deputet, Rrahmani tregon arsyet

Gjatë ditës së djeshme partitë politike publikuan listat e kandidatëve për deputet.

Pjesë e garës është edhe ”Lista për Familjen”. E jashtë listes për deputet mbeti Behgjet Pacolli.

Emin Rrahmani nga Koalicioni për Familje ka thënë se kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka vendosur të mos jetë pjesë e listës për arsye personale.

Ai ka thënë se ky vendim nga Pacolli është marrë për shkak të angazhimit të tij dhe siç tha Rrahmani mbështetja e Pacollit për koalicionin do të jetë e plotë.

Tutje, Rrahmani tha se bashkëpunim me AKR-në nuk ka të bëjë për arsyeje financiare.

“Në asnjë takim që jemi taku nuk është deklaru që do të jetë pjesë e listës për deputet. Unë i kam thënë se është mirë që edhe ju edhe Selimi të jeni pjesë e listës, mirëpo ai e ka shqyeru deri në fund që ka vendos me qenë Selimi dhe jo z.Pacolli për arsyeje personale të tij që i ka rreth angazhimeve dhe gjërave të tjera. Përndryshe është në mbështetje të plotë edhe të AKR-së edhe të koalicionit. Në aspektin praktike nuk ka të bëjë asnjë çështje me çështje financiare, bashkëpunimi me AKR-në”, ka thënë ai në Tëvë1.

Koalicioni për Familjen, në krye me Eman Rrahmanin, ka publikuar të mërkurën listën e kandidatëve për deputetë për Zgjedhjet Parlamentare, që do mbahen më 09.02.2025.

Pjesë e kësaj liste janë 72 kandidatë për deputetë – përfshirë këtu edhe Selim Pacollin.