Bedri Hamza tregon se me cilën parti politike preferon koalicion paszgjedhor

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e ka përsëritur atë se preferenca e partisë së vet është që koalicion paszgjedhor të ketë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Duhet t’i presim rezultatet e 9 shkurtit. Për mua koalicion i preferuar është koalicioni me partitë që tani ndodhen në opozitë, me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Hamza në Klan Kosova.

Hamza nuk ka vendosur që nga fillimi vija të kuqe për Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se më e pëlqyeshme për partinë e vet do të ishte që qeveria e re pas 9 shkurtit të vinte nga formacionet politike opozitare.