Trump shokon të gjithë me ftesën, që i ka bërë këtij lideri botëror

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka ftuar presidentin kinez Xi Jinping në inaugurimin e tij muajin e ardhshëm.

Ftesa për inaugurimin e 20 janarit në Uashington u bë në fillim të nëntorit, menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit dhe është e paqartë nëse ajo u pranua.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ka njoftuar se do të vendosë tarifa shtesë prej 10 për qind për mallrat kineze, nëse Pekini nuk bën më shumë për të ndaluar tregtinë e fentanilit narkotik.

Në fund të nëntorit, media shtetërore kineze paralajmëroi Trump se premtimi i tij për të vendosur tarifa shtesë për mallrat kineze për shkak të fluksit të fentanilit mund të zhysë dy ekonomitë më të mëdha në botë në një luftë tarifore reciproke shkatërruese.

Presidentët kinezë kurrë nuk kanë marrë pjesë personalisht në inaugurimet e presidentëve amerikanë