Besarta Jashari nuk aderon në Vetëvendosje

Vajza e heroit Hamëz Jasharit, Besarta Jashari nuk do të jetë në garë për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Megjithëse u raportua se ajo është pjesë e listes, një gjë të tillë e ka mohuar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendsoje Arlind Manxhuka. Manxhuka ka thënë se ky është një lajm i pavërtetë dhe se Besarta Jashari nuk do të jetë pjesë e listës së VV-së.

“Lajmi per Besarta Jasharin eshte i pavertete. Ai lajm eshte be me qellim te krijoje pritshmeri te publiku dhe pastaj te tentoje ta deshproje ate ”, ka thënë Manxhuka