Në kuadër të projekteve për përmirësimin e infrastrukturës lokale në fshatra, kryetari i Klinës Zenun Elezaj ka njoftuar se ka filluar asfaltimi i rrugëve lokale në fshatin Gllarevë.
“Sot, bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Enver Berisha, kemi përcjellur nga afër realizimin e punimeve dhe kemi kërkuar nga kompania punëkryese që të respektohen kushtet e kontratës”shkruan Elezaj.
Në kuadër të këtij projekti thuhet se do të bëhet asfaltimi i 1250 metrave rrugë, ndërsa do të bëhet edhe shtrirja e rrjetit të kanalizimit sipas kërkesave të qytetarëve. Teksa vlera totale e projektit është 82 000 euro.
“Gjatë dëgjimeve buxhetore, për fshatrat Gllarevë, Rixhevë dhe Stapanicë kemi marrë kërkesa për investime të reja në infrastrukturë rrugore, të cilat i kemi planifikuar të kryhen në vitin e ardhshëm”, shton tutje kryetari i Klinës.