Albin Kurtit i shkon një ftesë nga Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ftuar për intervistim Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në thirrjen e Prokurorisë Speciale thuhet se Kryeministri Kurti duhet të paraqitet për intervistim të hënën e 16 dhjetorit në ora 09:30.

“Në mbështetje të nenit 120 te Kodit nr. 08/L-032 te Procedurës Penale tẽ Kosovës (KPP), detyroheni qẽ t’i pergiigieni thirrjes. Në mbështetje të nenit 132 të KPP, mosparaqitja juaj e paarsyeshme, do të jetë shkas që t’ju detyrojmë të paraqiteni dhe mund të dënoheni me gjobë deri 250 (dygindepesedhjete) Euro për çdo mosparaqitje”, thuhet në thirrjen Prokurorisë Speciale, drejtuar Kryeministrit Kurti.