Ekskluzive: Mërgim Mavraj aderon në këtë parti politike, do të jetë kandidat për deputet

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Mavraj ka aderuar në subjektin politik “Lista për Familje” dhe do të jetë pjesë e listës zgjedhore.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Eman Rrahmani.

“Po është e vërtetë. Mërgimi është pjesë e “Listës për Familje” dhe jemi të nderuar që e kemi” ka thënë Rrahmani për Indeksonline.