Vrau bashkëshorten, 39-vjeçari shqiptar në Greqi: Kishte lidhje me shokun tim, më tha që djali s’është i imi

Kastriot Cenko, 39-vjeçari që vrau bashkëshorten e tij në Greqi ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e arrestit.

Para togave të zeza ai ka dhënë versionin e tij për vrasjen mizore të gruas 32-vjeçare si dhe fshehjen e trupit të saj për ditë të tëra në papafingon e banesës së tyre, në Ampelokipi.

“Do të doja të kthehesha pas në kohë”, tha ai teksa pranonte fajësinë.

39-vjeçari ndonëse tha se i vinte keq për veprimin e tij, në fakt është përpjekur të fajësojë nënën e fëmijëve të tij, duke thënë se ajo po e tradhtonte dhe se pak para se ta vriste,

Alba Cenko ka pranuar në një bisedë se kishte një lidhje jashtëmartesore me shokun e tij të fëmijërisë.

Sipas Kastriot Cenkos, bashkëshortja e ndjerë i ka thënë gjithashtu se fëmija i tyre më i madh nuk ishte i tij, raporton A2CNN.

Në vijim ai ka vijuar të pretendojë se e ka kryer krimin nën një gjendje të ngarkuar emocionale dhe nervore.

“U mërzita shumë kur dëgjova se fëmija im i dashur nuk ishte i imi, dhe pa asnjë kontroll mbi veprimet e mia, mora një çekiç nga çanta ime me mjete ndërtimi dhe u futa në dhomën e gjumit dhe e godita në kokë. Ajo ra në shtratin tonë dhe i verbuar plotësisht nga emocionet e forta që po përjetoja, unë kapa kabllon e një karikuesi që ishte pranë meje dhe ia shtrëngova në qafë. Kur kuptova disa sekonda më vonë se çfarë kishte ndodhur, u tremba dhe u përpoqa ta ktheja në jetë dy herë. I shtypa gjoksin dhe u përpoqa ta bëja të merrte frymë. Isha në gjendje paniku. E mbulova dhe e futa në dollap. Fëmijët nuk ishin zgjuar dhe nuk kishin dëgjuar asgjë. Në mëngjes ata u nisën për në shkollë, pa u habitur nga mungesa e nënës së tyre, pasi gjithmonë i thërrisja në telefon për t’u konfirmuar që ishin zgjuar dhe do të niseshin për në shkollë, pasi unë u largova herët, rreth orës 6 për të shkuar në punë”, ka zbuluar ai më tej.

I pandehuri, i cili shkoi deri aty sa për t’i qetësuar fëmijët e tij dhe të afërmit e Albës duke pretenduar për rreth një javë se ishte ajo përmes mesazheve që u dërgonte.

“Unë nuk mund ta menaxhoja, nuk dija çfarë të bëja. Nuk mund ta besoja atë që kishte ndodhur. Mendja ime nuk e përballonte dot. Por doja t’u tregoja autoriteteve, sepse nuk e përballoja dot më barrën, kështu që thirra policinë dhe i tregova gjithçka me ndershmëri të plotë. Edhe mesazhet që i dërgoja djalit tim nga celulari i nënës së tij, kishin të vetmin qëllim që të qetësonin fëmijët e mi”./Indeksonline/