Shkëmb Manaj në Banjë: Homazh për Albert dhe Kosovë Zeqirajn, simbol i sakrificës për lirinë e Kosovës

Kandidati i LDK-së për deputet, Shkëmb Manaj, vizitoi sot Banjën për të nderuar kujtimin e Albert dhe Kosovë Zeqirajt, dy bijve të një familjeje që sakrifikoi gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Në fjalën e tij, Manaj kujtoi me respekt të thellë jetën dhe veprën e tyre, duke theksuar se tragjedia e rëndë që goditi këtë familje ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës së lirë. “Albert dhe Kosova janë simbol i sakrificës sublime. Kujtimi për ta do të mbetet i përjetshëm, si një dëshmi e çmimit të lartë të lirisë sonë,” u shpreh Manaj.

Ai shtoi se historia e kësaj familjeje na kujton se lufta për drejtësi dhe demokraci nuk përfundon kurrë, dhe se çdo sakrificë duhet të nderohet e të kujtohet brez pas brezi.

Ky homazh, i zhvilluar në Banjë, ishte një thirrje për reflektim mbi të kaluarën dhe një zotim për të ndërtuar një të ardhme ku gjaku i derdhur për liri të mos harrohet kurrë. Lavdi jetës dhe veprës së tyre të pavdekshme!