Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, u miratua lista e kandidatëve për deputetë.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj shprehu krenarinë për ekipin e fuqishëm të përzgjedhur, i cili përbëhet nga profesionistë, ekspertë dhe të rinj të përkushtuar për t’i shërbyer Kosovës.
Sipas tij, lista përfaqëson vlerat e integritetit, profesionalizmit dhe angazhimit për zhvillimin e vendit.Haradinaj tutje shtoi se, kandidatët synojnë të ofrojnë një alternativë serioze për qeverisjen, duke përfshirë realizimin e anëtarësimit në NATO, forcimin e ekonomisë dhe krijimin e mundësive të reja për qytetarët e Kosovës.