Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se persekutimi i tij nga prokurori Jack Smith nuk do të kaloj lehtë.
Teksa ka folur në “Meet the Press” të NBC, Trump ka shpjeguar se në ditën e parë të punës së tij si president do të aplikojë falje për të gjithë të invlovuarit në trazirat e Capitol, transmeton Gazeta10.
Duke iu referuar akuzave të prokurorit Jack Smith, Trump ka thënë se për prokuror politik si ai nuk ka vend në sistemin e drejtësisë amerikane.
“Ai duhet të kthehet në Hagë dhe të ekzekutoj njerëzit atje. Mendoj se ai është i rrezikshëm edhe në Hagë”, ka thënë Trump.
Kujtojmë se prokurori amerikan Jack Smith ka ngritur aktakuzë kundër ish presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaci, derisa i njëjti ishte duke fluturuar drejt Shtëpisë së Bardhë për të nënshkruar një marrëveshje të ndërmjetësuar nga ish presidenti Trump.
Gjatë administratës Biden, Smith u largua nga Gjykata Speciale dhe si prokuror amerikan, ngriti disa akuza ndaj ish presidentit Trump.
Smith është tërhequr nga të gjitha pretendimet meqë Trump u rizgjodh president edhe për një mandat.