Alban Rraci, kandidat për deputet i LDK-së, sjell jo vetëm një perspektivë të re në politikë, por edhe shembullin e suksesit që frymëzon.
Kompania e tij, “Happy sh.p.k.”, është shpallur për të tretin vit radhazi “Eksportuesi i Vitit 2024”, duke shkëlqyer si një nga historitë më të bukura të biznesit kosovar, shkruan Klina.info.
“Jam jashtëzakonisht krenar për këtë arritje! Ky çmim është rezultat i përkushtimit të jashtëzakonshëm të stafit tonë dhe vizionit për t’i dhënë Kosovës zërin që meriton në tregjet ndërkombëtare,” theksoi Rraci.
“Happy sh.p.k.” nuk është thjesht një kompani, është një ambasadore e kreativitetit, inovacionit dhe cilësisë nga Kosova, që tregon se ëndrrat nuk kanë kufij.
Ky sukses përforcon bindjen e Rracit se vendi ka nevojë për liderë që sjellin rezultat.
Një politikan me rrënjë në biznes, synon të frymëzojë politika që i japin krahë sipërmarrjeve kosovare.