Brahimaj: Arrestimet nga Gjykata Speciale të panevojshme, besoj në pafajësinë e të arrestuarve

Ish-anëtari i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka komentuar arrestimet e tre personave nga Gjykata Speciale, teksa beson në pafajësinë e tyre.

Brahimaj, i cili ka qenë deputet në Parlamentin e Kosovës, ka përmendur se ka votuar kundër krijimit të Gjykatës Speciale, pasi e ka konsideruar të panevojshme.

“Është ndjenjë e keqe kur sheh të gjitha këto arrestime sido që të jetë, Parlamenti i Kosovës ka votuar një gjykatë unë kam qenë njëri ndër deputetët që kam vlerësuar që kjo gjykatë është e pa nevojshme për Kosovën dhe unë kam votuar kundër kësaj gjykate. Megjithatë ne duhet të respektojmë vendimet e gjykatës dhe gjithsesi duke besuar drejtë që secili luftëtarë i lirisë është i pa fajshëm dhe besoj që ën fund të procesit edhe bashkëluftëtaret tjerë kanë me dëshmuar me provat materiale para gjykatës se janë të pa fajshëm”, ka deklaruar Lahaj për EO.

Brahimaj është shprehur se informatat mbi arrestimet janë të pasakta ose të pakta, dhe është e vështirë të bëhet një vlerësim i saktë.

Ai ka shtuar se beson që të arrestuarit, si dhe bashkëluftëtarët e tjerë, do të dëshmojnë pafajësinë e tyre përmes provave materiale gjatë procesit gjyqësor.

“Realisht informata janë të cektë ose të pakta dhe është vështirë të japësh një vlerësim real sido që të jetë unë besoj në pafajësinë e tyre. Të gjithë bashkë luftarët do të dëshmojnë para Tribunalit të Hagës me prova që janë të pafajshëm. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bë një luftë të drejtë të shenjtë në dy procese edhe në procesin e parë të Fatmir Limaj dhe Isak Musliu, Haradin Balaj. Rasti i dytë Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj është dëshmuar me prova që lufta e UCK-së ka qenë luftë e shenjë, e lavdishme dhe çlirimtare dhe janë shpallur të pafajshëm. Besoj bindshëm që edhe këta do të dëshmojnë dhe do të shpallen të pafajshëm”, theksoi ai.

Nuk ka të bëjë me provat kundër tyre, nëse sipas mediave, kanë bërë ndonjë shkelje kanë proces të veçantë kurse kjo nuk e pengon procesin e Thaqit e të tjerëve që me vazhduar me procedurat që i ka para parë gjykata”, potencoi Lahaj.

Në lidhje me hetimet dhe proceset që po zhvillohen, Brahimaj ka shprehur shqetësim për faktin që shumica e seancave janë të mbyllura, duke vështirësuar vlerësimin e procesit.

“Përderisa shumica e seancave janë të mbyllura është e pa mundshme me bë një vlerësim real se çka po ndodh, po thuajse mbi 70 për qind seancave janë seanca të mbyllura, dhe cili do vlerësim mund të jetë i njëanshëm. Nuk mundem të jap të drejtën vetes dua të shpresoj që kjo gjykatë ka me qenë sikur ish Gjykata e Hagës të jetë e drejtë dhe këta të shpallen të pafajshëm”, përfundoi ai.

Ndryshe, Prokuroria Speciale të premten ka arrestuar ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, ish – shefin e AKI-së Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliun, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu