LDK në Klinë ndez motorët për zgjedhjet e 9 shkurtit!

Sonte, nën udhëheqjen e Kryetarit të Degës së LDK-së në Klinë, Alban Rraci, u zhvillua një takim i rëndësishëm me strukturat e degës, ku fokusi kryesor ishte mobilizimi dhe përgatitjet për zgjedhjet qendrore të 9 shkurtit.

Kryesia e LDK-së në Klinë diskutoi strategjitë për të siguruar mbështetje maksimale për dy kandidatët për deputetë, Alban Rraci dhe Arben Limani. Fryma e bashkimit dhe energjia pozitive e degës janë dëshmi e qartë e përkushtimit për të sjellë ndryshimin e shumëpritur.

“Besimi ynë në vizionin e Lumir Abdixhikut dhe në ekipin tonë është forca shtytëse për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Klinës dhe të gjithë Kosovës,” theksoi Kryetari Rraci gjatë takimit.

LDK Klinë po hyn në këto zgjedhje me bindjen e plotë se është forca kryesore e ndryshimit.