Rrahman Rama: Rinia është forca që shtyn vendin përpara

Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama, zhvilloi një takim entuziast me të rinjtë e Vushtrrisë. Në një atmosferë të mbushur me energji dhe frymë pozitive, pjesëmarrja e madhe dhe përkushtimi i të rinjve shënuan një mesazh të fuqishëm: rinia është shtylla kryesore e së ardhmes së vendit tonë.

“Entuziazmi dhe idetë e jashtëzakonshme që pashë tek ta janë dëshmi e qartë se të rinjtë tanë kanë potencial të jashtëzakonshëm për të ndërtuar një shoqëri më të mirë. Fryma e tyre pozitive më jep shpresë të madhe për të ardhmen,” tha Rama pas takimit.

Ky angazhim i të rinjve për ndryshim dhe zhvillim është shembulli më i mirë se si gjenerata e re mund të jetë motori kryesor i progresit në vend.