Thaçi, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu nesër dalin para gjyqit në Hagë

Gjatë ditës së djeshme, Gjykata Speciale bëri të ditur se kanë ngritur aktakuzë të re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ku gjithashtu përfshihen edhe ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut.

Në njoftimin e Speciales u bë e ditur se gjatë ditës së diele, pra më 8 dhjetor duke filluar nga ora 10:00, Thaçi, Smakaj, Kilaj dhe Fazliu do të dalin para trupit gjykues.

Ndërsa në njoftim gjithashtu u potencua se seanca ndaj ish-ministri Kuçi do të bahet të hënën më 9 dhjetor.

“Në përputhje me Rregulloren e Procedurës dhe të Provave të DHSK-së, seancat e paraqitjes së parë për katërnga të akuzuarit në këtë çështje gjyqësore -z. Thaçi, z. Smakaj, z. Fazliu dhe z. Kilaj – janë caktuar për të dielën,8 dhjetor 2024, duke filluar nga ora 09:30, me paraqitjen e parë të z. Thaçi. Seanca e paraqitjes së parë të Hajredin Kuçit është caktuar për të hënën, 9 dhjetor 2024, në orën 10:00″, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës Speciale.