Teksa data e nisjes së “Big Brother VIP Albania 4” po afron, ditën e sotme janë konfirmuar emrat e dy personazheve që do të ulen në karriget e opinionistëve.
Faqja zyrtare e spektaklit, ka bërë të ditur se Arbër Hajdari do të jetë opinionist edhe këtë sezon.
Ndërsa emri surprizë është Neda Balluku, e cila do jetë krah Hajdarit.
Neda Balluku, ka qenë edhe vetë një banore e Big Brother 4 në vitin 2011.
Ajo do të zëvendësojë në atë pozicion Ori Nebijajn, e cila ka qenë opinioniste në edicionin e kaluar, teksa tek dy të mëparëshmit kanë qenë Balina Bodinaku dhe Zhaklin Lekatari.
“Big Brother Vip Albania”, thuhet se do të nisë më 24 Dhjetor, teksa ende nuk ka ndonjë banor të konfirmuar, pavarësisht aludimeve.