Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Klinë, përmes një reagimi të publikuar në faqen zyrtare FB, e dënon fuqishëm vendimin gjykatës serbe, e cila ka dënuar qytetarin Nezir Mehmetaj me 6 vite burgim.
“Ky është një vendim që bazohet në akuza të shpikura dhe një proces tërësisht të montuar politikisht, që dëshmon qartë mendësinë e vjetër të shtetit serb – atë të shpikjes së krimeve për të fshehur të vërtetën e krimeve të tyre.
Serbia, shtet që ka kryer gjenocid në Kosovë dhe që refuzon të përballet me të kaluarën e saj kriminale, vazhdon të ndjekë politika represive dhe hakmarrëse ndaj qytetarëve tanë. Ky dënim është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj të drejtave të njeriut dhe drejtësisë ndërkombëtare.
Ne kërkojmë nga institucionet tona dhe nga bashkësia ndërkombëtare të reagojnë me vendosmëri kundër kësaj padrejtësie. Presioni mbi Serbinë duhet të rritet për t’i dhënë fund praktikave të tilla të dënimeve arbitrare dhe për të siguruar lirinë e qytetarëve tanë që mbahen peng për arsye politike”, thuhet në njoftim.
Në emër të drejtësisë dhe të të drejtave të njeriut, ata përmes kësaj shkrese bëjnë thirrje institucioneve të Kosovës që ta trajtojnë këtë çështje me përparësi dhe t’i bëjnë të gjitha përpjekjet për lirimin e Nezir Mehmetajt.
“Drejtësia dhe dinjiteti i qytetarëve tanë nuk janë të negociueshme!”, përfundon reagimi.