Policia apelon për kujdes dhe përgjegjësi maksimale në trafik

Policia e Kosovës apelon për kujdes dhe përgjegjësi maksimale në trafik për të parandaluar aksidentet dhe humbjet e jetëve njerëzore.

“Ngadalësoni, familja ju pret. Mos e mbyllni para kohe rrugëtimin e jetës tuaj! Respektoni shpejtësinë e lejuar dhe rregullat e trafikut. Mos harroni: jeta e humbur nuk kthehet. Ruani sigurinë tuaj dhe atë të të tjerëve në rrugë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.