Arrestohet Hajredin Kuçi

Është arrestuar Hajredin Kuçi.

Ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Specializuar në Hagë.

Kuçi është arrestuar sot në mëngjes në shtëpinë e tij, kanë bërë të ditura burime të Paparacit.

Ai dyshohet për të njëjtat vepra penale sikurse ish-këshilltari tjetër i Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj, po ashtu i arrestuar mëngjesin e sotëm.

Hajredin Kuçi ka qenë pjesëtar i ekipit mbrojtës të Kadri Veselit në Hagë.