Hoxha nga Klina, Blerim Musliu zhvilloi një takim me komandantin e LTM-së, z. Rinaldin nga Italia, ku diskutuan për rëndësinë e paqes dhe tolerancës.
Musliu theksoi se Klina është një model unik i bashkëjetesës që duhet promovuar jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.
“Mirënjohja për ata që kontribuojnë për të mirën e shoqërisë është detyrim i yni. Bota duhet të jetojë në paqe,” u shpreh ai, transmeton Klina.info.
Në takim tutje u trajtuan tema mbi bashkëpunimin për sigurinë dhe harmoninë në shoqëri.