50 Familje të Zabergjës kërkojnë kalimin fizik dhe kadastral nga Malisheva në Klinë

Mbi 50 familje të fshatit Zabergjë të komunës së Klinës, I janë drejtuar komunës së Klinës dhe dëshirojnë që të jenë pjesë administrative e kësaj komune ne të gjitha sferat jetësore.

Kjo për faktin se ata edhe pse janë banorë të komunës së Klinës , një pjesë të shërbimeve siç janë pagesa e Tatimit në Pronë janë të detyruar që të i’a paguajnë komunës së Malishevës.

Ramë Pantina përfaqësues i këtyre banorëve thotë se është në bisedime më udheheqësit e dy komunave që të gjendet një gjuhë e perbashkët sepse atyre po u shkaktohen telashe të shumta.

Pantina për Klina info tregon se  mbi 50 familje janë banorë të komunës së Klinës, Taimin në pronë dhe energjinë elektrike janë të detyruar që të ja paguajnë komunës së Malsihevës. Ndërkaq, telashe po kemi edhe me rastin e subvencioneve që i kemi nga shteti sepse shpeshë herë nuk po gjindemi në program. Pastaj edhe shumë kategori të tjera siç janë pensionistet po hasin ne telashe për shkak të byrokracive të dy komunave thotë ai.

Pantina, thotë se në emër të familjeve i është drejtuar më kërkesa Kryetarit të komunës së Malsihevës Ekrem Katsrati nga  cili është kërkuar kalimi fizik dhe kadastarl nga komuna e Malishhevës në komunën e Klinës. Një kërkesë e tillë I është bërë edhe kryetarit të komunës Zenun Elezaj, nga të cilët Pantina thotë se ka marr premtimin se do të bëjnë çka është e mundur që të zgjidhet ky problem.

Nevojitet vullnet politik I dy komunave që ta shtyjejnë procesin përpara  ka thënë ndër tjera ai