Djali i Jakup Krasniqit i bashkohet PDK-së, do të jetë kandidat për deputet

Djali i Jakup Krasniqit, Altini, edhe zyrtarisht është bërë pjesë e PDK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Sot, po mirëpresim një zë të ri në Partinë Demokratike të Kosovës — por që është i rrënjosur thellë në trashëgiminë e shërbimit, sakrificës dhe përkushtimit të palëkundur ndaj vendit tonë!”, ka shkruar Krasniqi.