Banorët që jetojnë në ndërtesën që ndodhet në afërsi të Qendrës Sociale në Klinë, janë në hall të madh.
Ata kanë dërguar një e-mail në adresë të Klina.info ku kanë shprehur pakënaqësitë e tyre dhe gjendjen me të cilën po ballafaqohen sa herë që po ka reshje të shiut.
Sipas tyre, sa herë ka reshje atyre u pamundësohet kalimi, për shkak se hyrja e ndërtesës po shndërrohet në “liqe”.
Të njëjtit kërkojnë nga Komuna e Klinës, që të intervenojnë me zhavor në atë pjesë. /Klina info/