Njoftohen qytetarët e Klinës se me datë 26.12.2024 (e enjte) me fillim nga ora 10:00 në Sallën e Kuvendit Komunal do të mbahet Takim Publik.
Në njoftimin e Komunës thuhet se në takim do të prezantohen:
– Rrjedhat e qeverisjes së Komunës së Klinës, në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2024, të arriturat, vështirësitë, synimet si dhe investimet kapitale.
Pjesmarrja e qytetarëve në këtë takim, propozimet dhe sugjerimet e tyre janë kontribut për transparencën komunale.