Këngëtari kosovar i jep “leksione” Milaimit pak para Prime-t

Këngëtari Blero dhe opinionisti i këtij edicioni në Big Brother VIP Kosova, Milaim Zeka janë parë duke ngre dolli.

Dyshja që miqësi gëzojnë prej vitesh, duket se temë bisede mund ta kenë pasur pikërisht formatin televiziv BBVK.

Blero, që ishte konkurrent në BBVK, thotë t’i ketë dhënë “instruksione” Zekës mbi këtë spektakël, ‘Prime’ i të cilit është sonte.

Kështu të paktën u shpreh ai në imazhin e ndarë në media sociale, teksa përshkrimit i shtoi edhe disa ‘bitmoji’ me të qeshura.