Detaje rrëqethëse për tragjedinë në Florida, flet familjari i Pajtimit Krasniqit

Egzon Hyseni, djali i dajës së Pajtim Krasniqit, ka ndarë detaje rrëqethëse për ngjarjen e rëndë ku Pajtimi bashkë me bashkëshorten e tij u gjetën pa shenja jete mbrëmjen e 27 nëntorit në Florida të Amerikës.

Sipas tij, vetëm pak ditë para tragjedisë, Pajtimi ishte kthyer nga pushimet në Las Vegas, ku kishte qenë pa bashkëshorten e tij, Sabrinën.

Pas kthimit, ai sipas Egzonit, kishte zbuluar diçka të dyshimtë në banesën e tij dhe kishte filluar të dyshonte për tradhti.

Në një mesazh dërguar vëllait, Pajtimi kishte paralajmëruar divorcin, duke theksuar se nuk mund të vazhdonte më martesën.

Sipas Egzonit, Sabrina mbante gjithmonë një armë në çantë dhe ishte një qitëse e trajnuar.

“I kam thënë Pajtimit pse po e mëson gruan të gjuajë me armë, dhe ai më tha: ‘Ajo është një gjuajtëse e mirë”, tha Egzoni për emisionin Kosova Today.

Sipas tij, konflikti mes çiftit eskaloi deri në përdorimin e armës, ku Sabrina dyshohet se e qëlloi disa herë Pajtimin.

“Pajtimi ka qenë i ulur në vendin e tij që ulet gjithmonë dhe katër gjuajtjet e para ia ka bërë Sabrina por se ka goditur asnjë.Kur Pajtimi ka dalë në terracen e banesës, dhe kur ka shku nga e majta e ka pa që nuk ka dalje tjetër, Sabrina i ka shku nga mbrapa edhe ai u kthy dhe pastaj në drejtim nga Sabrina me fytyrë nga ajo është qëllu pesë herë’.