Pas shpërthimit në Zubin Potok, policia thotë se situata është nën kontroll

Pas shpërthimit të 29 nëntorit në Ibër Lepenc, tani situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë dhe nën kontroll.

Kështu ka bërë të ditur për Klan Kosova, zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani.

“Pjesa e sigurisë, gjithçka është nën kontroll, dhe deri tani kemi situatën nën kontroll”, tha Elshani, njofton Klankosova.tv.

Gjatë ditës së sotme janë kryer bastisje në fshatin Varagë, aty ku dhe ndodhi shpërthimi në Ibër Lepenc, ndërsa janë konfiskuar tri pushkë gjuetie, e të arrestuar nuk ka pasur.