Mësohet emri i gruas që vrau Pajtim Krasniqin në SHBA

Pajtim Krasniqi nga Peja është gjetur i vdekur bashkë me bashkëshorten e tij i vdekur në Florida të SHBA-së.

Sipas mediave amerikane, autoritetet kanë thënë se të shtënat fatale që përfshinin një çift të martuar në një ndërtesë të lartë në Hallandale Beach ishte një vrasje-vetëvrasje.

Sipas Policisë Hallandale Beach, oficerët iu përgjigjën një alarm

i ShotSpotter rreth orës 12:30 të mëngjesit të së martës në bllokun 1800 të South Ocean Drive.

Indeksonline ka mësuar se bashkëshortja e Pajtimit është boshnjakja, Sabrina Krasniqi.

Policia ka bërë te ditur se çifti e kanë gjetur të vdekur, 34-vjeçarin Pajtim Krasniqi dhe 27-vjeçaren Sabrina Krasniqi nga plagët me armë zjarri në ballkonin e shtëpisë së tyre të përbashkët.

Sipas burimeve të Indeksonline, është mësuar se Pajtimi ka paralajmëruar divorcin nga gruaja e tij, Sabrina. Dyshohet se pejani e ka zënë në pabesi gruan e tij ku edhe e kishte ftuar që të bisedonin në hotel. Pasi bleu armën, ajo kishte shkuar e armatosur në vendin e ngjarjes. Në katin e 42 të hotelit, me 4 plumba në krahërorin e tij, Pajtimi gjeti vdekjen e menjëhershme.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur motivin e mundshëm të të shtënave, ndërsa hetimet vazhdojnë, ndërsa të dy u shpallën të vdekur në vendngjarje./Indeksonline/