Vrasja e dyfishtë e çiftit kosovar në Florida, reagon motra e

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje kosovare në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbrëmjen e 27 nëntorit. Burrë e grua nga Kosova u gjetën të vrarë me armë zjarri, në rrethana dhe shkaqe akoma të panjohura.

Tragjedia ka goditur familjen Krasniqi nga Peja, kur morën lajmin e hidhur për vdekjen e djalit të tyre, Pajtimit dhe bashkëshortes së tij – të cilët u gjetën të vrarë në një apartament luksoz.

Lidhur me këtë rast tragjik, ka reaguar motra e Pajtimit, Albana përmes një postimi në Facebook të shkruar në gjuhën angleze.

Motra e të ndjerit e ka akuzuar gruan e Pajtimit, për këtë vrasje makabre.

“Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’ia merrte jetën vëllait tim, kur ajo e qëlloi me 5 plumba në kraharorin e tij. Personit të cilin i besonte kaq shumë, personin të cilin e zgjodhi të kalonte jetën edhe ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj. Jam e tmerruar që nëna ime nuk do ta kalojë kurrë këtë …”, ka shkruar mes tjerash Albana Krasniqi.