112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë po shënohet me aktivitete të ndryshme në Shqipëri e Kosovë.
Për nder të 28 Nëntorit, në qytetin e Vlorës u zhvillua edhe ceremonia e ngritjes së flamurit.
Në këtë ceremoni, bashkë me krerët shtetërorë të Shqipërisë, i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti mori pjesë në ceremoninë e organizuar, bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeparlamentaren e Shqipërisë, Elisa Spiropali.