Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, dhe nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në kuadër të aktiviteteve për nder të festës së 28 Nëntorit, u bë sot ndarja e çmimit “Art Klina 2024”.
Në ceremoninë e mbajtur ishin të pranishëm nënkryetarja e Komunës së Klinës, Marqe Tanush-Selmanaj, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Driton Bardheci, si dhe piktorë, artistë dhe qytetarë nga Klina e më gjerë.
Sipas vlerësimit të jurisë profesionale, vendi i parë, apo çmimi kryesor “Art Klina”, i takoi piktores znj. Valbona Gashi, vendi i dytë artistit Gani Sadiku, ndërsa vendi i tretë i takoi artistit Refki Gallopenit.
Komuna e Klinës do të vazhdojë nesër me aktivitete të tjera, si:
10:00 – Ngritja e flamurit dhe intonimi i himnit para objektit të komunës;
10:15 – Homazhe në sheshin “Mujë Krasniqi” dhe pranë bustit të “Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”;
10:30 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Grabanicë, te Kodra e Kuqe.
Urime 28 Nëntori!