Këngëtarja nga Klina, Arjana Gashi po vazhdon suksesshëm rrugëtimin muzikor.
Ajo është e pranishme në ngjarje e festa të ndryshme përmes zërit dhe paraqitjeve të saj.
Arjana me rastin e festave të fundvitit, ka realizuar një projekt muzikor, pjesë e Polifonisë e udhëhequr nga Naim Krasniqi.
Ky projekt muzikor është tashmë në kanalin Youtube dhe mban titullin “Rrim e flasim për dashni” në të cilin marrin pjesë emra të dëshmuar nga skena muzikore shqiptare.