Planet Berisha triumfon në gjysmëfinalen e turneut ndërkombëtar “Adem Jashari”, nesër duelin tjetër

Sot, Klubi i Boksit “Dukagjini” nga Klina mori pjesë në turneun ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”, duke përfaqësuar Kosovën me kampionin e saj, Planet Berishën.

Në gjysmëfinale, Berisha tregoi performancë mbresëlënëse duke korrur një fitore bindëse kundër një bokseri vendës nga Gjilani.

Turneu, i cili këtë vit ka mbledhur pjesëmarrës nga shtatë shtete të Ballkanit dhe Evropës, u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë sportive.

Nesër, Planet Berisha pritet të përballet në finale me një kundërshtar shumë me përvojë.

Pavarësisht sfidës së madhe, drejtori i klubit Hajdin Balaj dhe trajneri Ramiz Balaj janë optimistë dhe shprehen të bindur se boksieri i tyre, do të arrijë të fitojë edhe këtë duel.

“Sot jemi shumë të kënaqur me performancën e boksierit tonë. Planet Berisha është gjithmonë i përgatitur dhe tregon shpirtin e tij luftarak në çdo përballje,” theksuan drejtuesit e klubit pas

ndeshjes./Klina.info/