“Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost?”, këto ishin fjalët e fundit që dëgjoi nga i biri, Martini, Angel Cani para se të ndodhte ngjarja tragjike.
Babai i Martinit, 14-vjeçarit që u vra me thikë të hënën pas sherrit me një bashkëmoshatar rrëfeu bisedën e fundit që kishte me të në një intervistë për emisionin Top Story në Top Channel.
Para se të shkonte në shkollë 14-vjeçari i kishte kërkuar para për të blerë tost duke i thënë se s’do blinte gjëra të shtrenjta.
E gjithë Shqipëria u trondit të hënën pas ngjarjes tragjike, ku 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë dhe një tjetër u plagos nga një bashkëmoshatar i tyre.