Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka vendosur për ndeshjen e ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës e vlefshme për raundin e pestë në UEFA Nations League.
Me vendim të UEFA-s, ndeshja i takon Rumanisë me rezultatin 3:0 në tavolinë. Edhe pse takimi ishte 0:0 deri në minutat e fundit, ku “Dardanët” vendosen për t’u futur në dhomat e zhveshjes shkaku i thirrjeve raciste, shkruan Indeksonline
“Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 50,000 euro dhe të urdhërojë mbylljen e stadiumit të Federatës Rumune të Futbollit gjatë (1) ndeshjes së ardhshme në të cilën Federata Rumune e Futbollit do të luajë si shoqatë mikpritëse, për sjelljen raciste dhe/ose diskriminuese të mbështetësve të saj ( në lidhje me thirrjet ksenofobike antihungareze).
“Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 30,000 euro për transmetimin e mesazheve provokuese politike që nuk janë të përshtatshme për një ngjarje sportive .”