A është ky reagimi i parë i Dianës pas daljes?!

Diana Tahiri, banorja më e komentuar gjatë këtyre ditëve, la shtëpinë mbrëmë pas telefonatës me babin e saj.

Diana duket se është mërzitur kaq shumë për gjendjen shëndetësore të babait të saj, andaj edhe ndërpreu rrugëtimin e saj në Big Brother Vip Kosova, shkruan IndeksOnline.

Pas daljes, Diana ka bërë veprimin e parë në rrjetet sociale.

Ajo llogarinë e saj në Instagram nga publike e ka kthyer në një llogari private.

Ndërkohë, ende nuk ka ndonjë reagim të saj rreth zhvillimeve, thashethemeve e deklaratave të ndryshme.

Se a do të vazhdojë ajo romancën e saj me Arionin, mbetet të shohim …/IndeksOnline/