“Videoja pornografike e njeriut të afërt të Kurtit”, Nagip Krasniqi e pranon se fjala është për të – e quan fabrikim

Ish-drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi thotë se raportimet për ‘Videon e pornografike të njeriut të afër të Kurtit’, kanë të bëjnë me të dhe këtë e quan fabrikim.

Krasniqi përmes një shkrimi të gjatë në Facebook thotë se ky fabrikim është bërë si hakmarrje që nuk morën pozitat në Prokurori, nuk iu punësuan burrat, gratë e të dashurat/it e tyre.

“Në prillin e vitit 2023, Prokuroria Speciale autorizoi policët hetues të bastisnin banesën time, zyrën time, konfiskuan gjësende të miat personale, laptopin e telefonin tim. Prej andej ata patën çasje në e-mailin dhe të gjitha adresat e mia”, tha ai.

Ai thotë se ende sot, dy vjet pasi që i kanë nisur hetimet nuk kanë qenë në gjendje të ngrenë aktakuzën për të cilën thotë se e mbajtën të burgosur.

Kujtojmë se gazetari Parim Olluri, ditë më parë, raportoi se Gazeta Insajderi e posedon një video ku aty shihet personi i afërt i kryeministrit Albin Kurti, duke biseduar me një vajzë që dyshohet se është minorene.

“Ai dyshohet se është duke biseduar me një vajzë minorene, njeriu i besuar Kurtit në videon që e posedon Insajderi shfaqet I zhveshur, dhe i tregon asetet e tij gjatë bisedes me vajzën që dyshohet se është minorene”, thotë Olluri.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të Krasniqit:

Të dashur miq, shokë e ish-kolegë,

Të nderuar dashamirës,

Ka një kohë që në mënyra të ndryshme dhe nga adresa në dukje të ndryshme kam marrë porosi shantazhuese. Pas më shumë se 1 viti po qartësohen gjithnjë e më shumë qëllimet dhe burimet.

Paraprakisht nga burime të afërta me Prokurorë të Prokurorisë Speciale, më pas nga policë hetues, prej më shumë se 1 apo 2 muajve nga zytarë të partive opozitare dhe prej një kohe të gjatë prej pronarëve të disa portaleve është duke u apostrofuar emri im.

Para tre ditësh njëri prej tyre veçse e paraqiti një rrëfim për “videon” intime të “një zyrtari të lartë”. Të njëjtët me paramendim e kanë shtuar përgjatë kohës edhe termin “minorene” apo “e mitur”.

Të dashur miq, shokë e ish-kolegë,

E kanë fjalën për mua.

Tashmë prej ditësh qarkullojnë në telefonat e njëri-tjetrit politikanë, hetues, prokurorë e pronarë portalesh një material video bashkë me shënimin “ky është ish drejtori i KEK-ut”. Dyshohet që është me një të “mitur.”

Ky është fabrikimi më i fundit. Dhe ua kuptoj motivet.