mashtruesit istog komuna prona publike
Mashtruesit me prona publike në Istog, dalin para gjykatës. Foto: Kiks Kosova
Florentina Dakaj, Liridona Dakaj, Muharrem Nikçi e Berat Mehmetukaj, dolën për herë të parë të martën para trupit gjykues.
Përveç Florentinës, tre të akuzuarit e tjerë kanë mohuar fajësinë në Gjykatën Themelore në Pejë, raporton Kiks Kosova.
Në mungesë të provave, gjyqtarja e rastit Nushe Mekaj si dhe Prokurori Dorjan Juniku, nuk e kanë pranuar deklaratën ku Florentina e pranonte fajësinë.
“Refuzoj pranimin e fajësisë, sepse Gjykata konsideron se është e nevojshme një sqarim gjithëpërfshirës, meqenëse vepra është në bashkëkryerje”, tha gjyqtarja Mekaj.
Ani pse Florentina mori të gjithë fajin përsipër, gjykata prapë vendosi që të katër të akuzuarit të kthehen në paraburgim.
Në përfundim të seancës, çifti Florentina e “Gipa” tentuan të përqafoheshin, por policia nuk i lejoi.
“A ta përqafoj vetëm një herë, veç për herën e fundit edhe nëse s’e shoh ma kurrë në jetë?”, u shpreh Florentina Dakaj, kërkesë e cila iu refuzua.
Katër të pandehurit akuzohen për veprën penale “Mashtrimi”, të cilët mes vitit 2022 dhe 2024, përmes një plani të përbashkët, mërgimtarit nga Klina ia zhvatën rreth 300 mijë euro duke ia shitur pronat e komunës së Istogut. /Klankosova.tv