“Qejfe, qejfe kjo dynja”, zhvatin rreth 300 mijë euro për pushime e luks (VIDEO)

Klan Kosova
“Qejfe, qejfe kjo dynja”, zhvatin rreth 300 mijë euro për pushime e luks (VIDEO)
nga saranda aliu 19.11.2024 19:40
euro mashtrimi istog
Mashtrimi me prona publike në Istog. Foto ilustruese / Kiks Kosova

Skenarin e kishin përgatitur fort mirë.

Së bashku kishin sajuar një plan paraprak, mbi të cilin kishin ndarë secili rolet e veta, në kohë dhe vend të caktuar.

Si rrjedhojë, Florentina Dakaj, bashkë me të dashurin Berat Mehmetukaj, i njohur ndryshe si “Gipa”, motra e saj Liridona, bashkë me partnerin Muharrem Nikçi, arritën që qytetarit A.H. nga Klina t’ia zhvatnin rreth 300 mijë euro.

Po të mos zbulohej kjo skemë mashtrimi, dy çiftet do të vazhdonin t’i vilnin para 61-vjeçarit.

Plani që nisi para dy vjetësh, u prish më 10 korrik të 2024-tës, kur 4 personat ranë në duart e policisë.

Si ra skema e mashtrimit?

Kiks Kosova provoi të marrë versionin e avokatit Blerim Ademaj nga Peja, por pavarësisht që ka pranuar se i është keqpërdorur identiteti, Ademaj ka refuzuar të involvohet në rast e të flasë për emision.

Sidoqoftë, Gjykata Themelore e Pejës 4 të pandehurve u kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dhe më pas ua ka vazhduar këtë masë edhe për disa muaj të tjerë.

Sipas prokurorit të rastit, Dorjan Juniku, Liridona Dakaj është njëra nga dy të pandehurit që e ka pranuar fajësinë.

Ata gjenden në paraburgim.

Ku mbeten paratë e mërgimtarit?

Nga Prokuroria Themelore e Pejës kanë bërë të ditur se katër të pandehurit, pa mëdyshje, janë kryesit e veprës penale “Mashtrimi”.

Më 19 nëntor të këtij viti, motrat dhe baxhanakët kanë dalë për herë të parë para gjykatores.