MBAHET KONSULTIM PUBLIK PËR DRAFT-STATUTIN E QKMF “NËNË TEREZA”

Komuna e Klinës, përkatësisht, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në sallën “Dr. Gjon Gjidoda”, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza”, ka mbajtur takimin me publikun lidhur me konsultimin publik për Draft-Statutin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë, në ora 11:00.

Të pranishëm ishin drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Agron Bacaj i shoqëruar nga drejtori i QKMF-së “Nënë Tereza”, Dr. Gazmend Bojaj, të cilët hapën takimin në një pjesëmarrje të madhe të stafit të QKMF-së si dhe akterë të tjerë.

Shqyrtimi i Draft-Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” solli debat cilësor dhe rekomandime të vlefshme dhe ide që synojnë përmirësimin e dokumentit, duke e bërë atë më të përshtatshëm për nevojat dhe standardet e institucionit. Ky proces dëshmon përkushtimin ndaj transparencës dhe përfshirjes publike në hartimin e politikave lokale.

Qytetarët dhe grupet e tjera të interesit mund të përcjellin rekomandimet dhe sugjerimet e tyre deri më datën 29.11.2024, tek;
Drejtori i DSHMS-së, Agron Bacaj, email: [email protected]
Vlora Tafili, email: [email protected]

Pas përfundimit të fazës së diskutimit publik, propozimet e juaja do të merren në konsideratë duke u shqyrtuar në raportin e konsultimit publik si dhe në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës konform dispozitave ligjore.