Sokol Bashota ndodhet në Hagë, do të japë dëshmi tjera para Speciales

Ish kryetari i Klinës, Sokol Bashota aktualisht gjendet në Hagë, bëjnë të ditur burime të Klina.info.

Nuk bëhet e ditur ende se çfarë akuzash i ngarkohen ish anëtarëve të UÇK-së, porse atje do të qëndrojë disa ditë.

Bashota do të dalë para Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.

Ish-anëtari i Shtabit të UÇK-së, Bashota ka qenë edhe më herët i kontaktuar nga Specialja, ku edhe është intervistuar për disa raste të ndryshme.

Kujtojmë se muaj më parë Bashota tha se Gjykata Speciale i ka ofruar një marrëveshje e cila potencialisht, sipas tij, do të ishte e favorshme për të në këtë proces, por e dëmshme për procesin në të cilin ka kaluar UÇK-ja./ Klina.info/