Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të jetosh e të punosh në të

Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë prezanton Studimin e Rinisë 2024, raporton Ekonomia Online.

Në këtë prezantim po marrin pjesë dhe kryeministri Albin Kurti, si dhe ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde.

Kryeministri Albin Kurti tha se qeveria është e përkushtuar për arsimimin dhe punësimin e të rinjve.

Kurti tha se rritja ekonomike, progresi demokratik tregon se ky vend ia vlen fortë të jetosh të banosh e të punosh në të dhe për të.

“Jemi të vendosur që të punojmë që të kthehen ata që shkuan të mos kenë nevojë të shkojnë ata që planifikojnë diçka të tillë”, tha Kurti.