Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohesha SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Dëshmitari Nezir Çoçaj gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka thënë se i është kërkuar nga Ferat Shala që të inkuadrohej në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK), e që sipas tij drejtor i saj ka qenë Kadri Veseli.

Po mendoj që është kanë nga drejtori “kam përgjegjësinë të bisedojë me ju, të përzgjedhë njerëz. Me siguri, në atë kohë ka qenë zotëri Kadri Veseli”, tha ai.

Sipas dëshmitarit Çoçaj, Ferat Shala ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe ka vepruar në Zonën Operative të Drenicës, .

Sipas tij, Shala ka pasur nofkën “Pëllumbi” gjatë kohës së luftës.

Me kaq përfunduan pyetjet e prokurores për këtë dëshmitar për të vazhduar më pas me ekipet e tjera të mbrojtjes./