Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-shoferin duhet ta marrin në moshën 26-vjeçare

Eksperti gjerman i trafikut, Andreas Knie, ka bërë një propozim që mund të mos pëlqehet edhe aq nga burrat.

Ai ka thënë se burrave (meshkujve) duhet ta marrin patentë-shoferin vetëm nga mosha 26-vjeçare, në vend të 18 siç edhe parashihej me ligj deri më tani.

Ky propozim i ekspertit vjen për shkak të pjesëmarrjes së rinjve në garat ilegale të shpejtësisë, që jo rrallëherë kanë rezultuar edhe me fatalitet për shumë persona.

Knie, që vjen nga Qendra Shkencore për Kërkime Sociale të Berlinit që njihet ndryshe edhe si WZB thotë se nëse s’ka ulje të pjesëmarrjes së të rinjve në këso gara të rrezikshme duhet të diskutohet kjo masë.

Deklarata e ekspertit ka ngjallur një debat të madhe në shtetin gjerman, raportojnë mediat atje.

Të rinjtë nga mosha 20 deri në 26 vjeç marrin pjesë në gara të paligjshme në Berlin.